Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) sot njoftoi se formon Trup koordinues për zbatim të masave të lidhura me gjendjen me Kovid-19.
MPB po i ndërmerr të gjitha masat dhe aktivitetet me qëllim të mbrojtjes së qytetarëve, ndërsa për të gjithë masat e ndërmarra do ta informojë opinionin përmes Sektorit për marrëdhënie me opinionin, në koordinim me institucionet e tjera.
Në procedurë është hapja e një linje telefonike në të cilën qytetarët do të marrin informata për shërbimet e MPB-së, me qëllim që të evitohet shkuarja nëpër institucione në qoftë se kjo nuk është e domosdoshme dhe për këtë gjë në mënyrë adekuate do të jetë i informuar opinioni.