Edhe pse duken të padukshme, sulmet kibernetike u treguan si mekanizëm e shkëlqyer para zgjedhjeve.
Çfarë janë sulmet kibernetike, si ndikojnë mbi punën e mediave, çfarë pasoja komerciale, mediatike dhe politike kanë dhe si shfrytëzohen si “armë” parazgjedhore, ishin disa nga çështjet që CIVILi i hapi në panelin “Cyber sulme – armë parazgjedhore”, por edhe temë e këtij edicioni të magazinës politike -SKEN.
Rast për panelin ishin sulmet kibernetike të shpeshtuara mbi internet mediat në periudhën parazgjedhore.
Sasho Ordanoski në panelin foli për sulmin kibernetik mbi serverin e “Slloboden peçat”.
Ermin Klimenta web – developer në ELAMI, foli për përvojën e tij me punën në CIVIL dhe për sulmet dhe problemet me të cilat u ballafaqua gjatë disa viteve të kaluara.
Ordanoskit dhe Klimentës iu ndërlidh Filip Stojanoski, drejtor për zhvillim të resurseve dhe partneritetit nga fondacioni “Metamorfozis”, i cili dha një pasqyrë se sa të shpeshta janë sulmet kibernetike në vendin tonë, kush është shënjestër e këtyre sulmeve në vendin tonë, dhe pse ndodhin.
Aktivisti dhe blogeri, Jane Gjorgjioski foli se si sulmet kibernetike ndikojnë në aktivistët dhe njerëzit e rëndomtë, dhe blogerët.
Panelistët dhanë edhe këndvështrimin e tyre se si kundër sulmeve kibernetike, çfarë mund të presim q të mbrohemi nga ato.
Biljana Jordanovska
Kamera: Atanas Petrovski