CIVILi e përshëndet iniciativën e Komisionit Shtetëror për parandalimin e korrupsionit për rishikim parlamentar dhe kushtetues – gjyqësor të arsyeshmërisë të vendimeve të caktuara ligjore për privilegjet e presidentëve të mëparshëm, e cila dje ishte në rendin e ditës në seancën e Gjykatës Kushtetuese.
Njëkohësisht, i inkurajojmë gjykatësit kushtetues të marrin vendim cilësor dhe t’i japin #FundShpërdorimit, iniciativë e cila në fakt është e CIVILit, e që ka të bëjë jo vetëm me presidentët e mëparshëm, por edhe për të gjithë funksionarët e tanishëm dhe të mëparshëm.
Iniciativa e CIVILit ishte e dorëzuar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut më 17 maj, 2019.
Kërkojmë që kjo iniciativë e KSHPK të zgjerohet dhe të konsiderohen të gjitha mundësitë për heqjen e privilegjeve për të gjithë funksionarët.
Përkujtojmë se onlajn peticioni i Civilit #FundShpërdorimit u nënshkrua nga mbi 6000 qytetarë.
Këta qytetarë e mbështetën iniciativën për heqjen e apanazheve në çdo nivel dhe për cilën do pozitë, heqje e pensioneve të përjetshme për presidentët e mëparshëm, deri në momentin kur i plotësojnë kushtet për pension, sipas të ardhurave që i kanë pasur gjatë kohës së punës, heqja e kompensimeve me para dhe kompensimeve tjera për të gjitha bordet drejtuese, gjegjësisht, pozita në ato borde duhet të jetë e nderit, jo e paguar, heqje ose bashkim i agjencive shtetërore, me uljen e numrit të punësuarve, heqje e të gjitha privilegjeve lidhur me shfrytëzimin e makinave zyrtare, ulje drastike e harxhimeve rrugore për funksionarët, praktikë për ndalesë të prokurimit të makinave zyrtare të klasës së mesme dhe të lartë, heqje e kompetencave diskrecionale të funksionarëve…
Ekipi i CIVILit për komunikim