Ministria e Shëndetësisë njofton se nga tetë pacientët e testuar për korona virus sot pasdite, tre familjarë të çiftit nga Dibra kanë rezultuar pozitiv, ndërsa pesë të dyshimtit e tjerë kanë dalë negativ, njofton Europort.mk.
Në konferencën e sotme për media që mbajti gjatë ditës, miniatri Venko Filipçe, njoftoi se po testohen tetë pacient të dyshimtë, një qytetarë i kthyer nga Bullgaria dhe bashkëshortja e tij, një shtetas i Maqedonisë së Veriut i kthyer nga Singapuri, katër persona që kanë qenë në kontakt me çiftin nga Dibra dhe një pacientë nga Gjevgjelia.
Nga Ministria e Shëndetësisë kanë bërë të ditur se tre rastet e reja që janë zbuluar me korona virus, nga dita e premte (6 mars) kanë qenë në izolim shtëpiak, ndërsa prej sonte do të jenë të hospitalizuar dhe në trajtim në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup./drejt.mk/
A. Zeqiri