Snezhana Trpevska nga Instituti RESIS, eksperte për media dhe të drejtë mediatike, në panelin e CIVILit “Gjuha e urrejtjes: Gjendje dhe zgjidhje”, foli për arsyet e dukurive të gjuhës së urrejtjes në media dhe jashtë.
“Pse tani ballafaqohemi ende me këtë që ballafaqohemi, edhepse për tre dekada me radhë flasim për atë se mediat duhet të promovojnë tolerance, e jo gjuhë të urrejtjes, kjo është ajo e rëndësishmja që ti zbulojmë rrënjët e gjuhës së urrejtjes”, konsideron Trpevska.
Ajo theksoi se një pjesë e madhe e publikut njeh vëren lloje të ndryshme të përmbajtjeve potenciale negative në rrjetet sociale, si dhe gjuhën e urrejtjes që vjen nga aktorë politikë ose e drejtuar ndaj grupeve të ndryshme të rrezikuara, por, reagon një përqindje e vogël nga ata.
“Një hulumtim thotë se mbi 60% të popullatës së re vlerëson se LGBTI nuk duhet të merr pjesë në politikat. Kjo tregon për faktin se për fat të keq, te rinia ende ka qëndrime konservative”, thotë Trpevska.
“Problemi është që gjuhën e urrejtjes e shohim më të izoluar nga rrënjët shoqërore. Që të vijë deri te gjuha e urrejtjes, do të thotë se ka shumë paragjykime. Në sferën e arsimit nuk adresohen këto çështje. Ka tentime për lëndë për shkrim lexim mediatic por kjo nuk është e integruar në systemin arsimor. Ne kemi problem me erozionin e vlerave shoqërore në përgjithësi”