Sot Llotaria e Maqedonisë në emisionin në ‘Kanal 5’ e mbajti edicionin e tretë ku u ndanë 15 shpërblime me nga 100.000 denarë.
Në lojën shpërblyese morën pjesë mbi 200 mijë përdorues që kanë përdorur aplikacionin ‘TVSH-ja ime’, ndërsa 15.303.006 ishte numri i llogarive fiskale, njofton Telegrafi Maqedoni.
Prej 15 shpërblimeve, qytetarët e Shkupit kryesojnë me tetë fitues, pastaj vinë Prilepi, Shtipi dhe Kumanova me nga dy shpërblime dhe një shpërblim Tetova.
Edicioni i katërt do të gjatë muajit të ardhshëm ku do poashtu do të ndahen 15 shpërblime me nga 100 mijë denarë, ndërsa më 18 mars, ‘TVSH-ja ime, Dhurata ime’ ndan dhuratën e parë kryesore prej tre milionë denarëve apo 50.000 euro./Telegrafi/