“Qeverinë e ardhshme e formon LSDM-ja, përveç VMRO-së, për të gjithë partitë të tjera politike dera është e hapur për bashkëpunim”, theksoi ministri i diasporës Edmond Ademi në emisionin “Click Plus” në TV21.
Sa i përket koalicionit parazgjedhor, Edmond Ademi iu kundërvu tezës se BESA do të shkrihet në LSDM, duke ndërmendur se edhe BDI kishte koalicion parazgjedhor me LSDM-në, por nuk u shkri.
“Ne do të kemi mbi 61 debutet dhe shumicë për Qeveri me Lëvizjen BESA. Por, siç tha kryetari Zaev, do të na duhet edhe një parti shqiptare për të pasur stabilitet më të madh. Cila do të jetë ajo, do të tregojnë zgjedhjet”, nënvizoi Ademi i LSDM-së.