Misioni i OSBE-ODIHR do ti monitorojë zgjedhjet parlamentare me 250 vëzhgues afat shkurtër. Tana de Zulueta, shefe e misionit vëzhgues tha se zgjedhjet do t’i ndjek edhe një mision i Parlamentit Evropian.
Duke folur për ndryshimet e kodit zgjedhor ajo tha se janë pjesë e rekomandimeve të OSBE-ODIHR por duhet të pritet zbatimi i tyre për të dhënë vlerësim nëse janë implementuar siç duhet. Zulueta tha se lajmet e rrejshme do të jenë një sfidë serioze në këto zgjedhje. OSBE-ODIHR do ti ndjek edhe rrjetet sociale por jo në mënyrë sistematike, ndërsa shtoi se ndarja mes propagandës dhe lajmeve të rrejshme është shumë e hollë. Një rol të rëndësishëm sipas shefes së misionit të OSBE-ODIHR në këtë sferë do të luajnë mediat përmes informimit të drejtë.