Analisti Naser Ziberi ka komentuar koalicionin BESA- LSDM. Ai ka deklaruar se analizat e LSDM-së dhe BESËS e konfirmojnë faktin se një koalicion midis këtyre dy subjekteve mund të rrisë sasinë e mbështetjes së votuesve.
Gjithashtu ai ka thënë se BESA mund të tërheqë shumë votat, sepse nga inercioni krijohet një atmosferë e një koalicioni fitues. Qytetarët, një pjesë e konsiderueshme, kanë dëshirë të mbështesin një koalicion që ka mundësi që të mbetet në pushtet ose të fitojë pushtetin nëse është në opozitë.
Në fund ai ka deklaruar se koalicioni LSDM – BESA nuk është për t’u habitur, sepse me këtë koalicion do të fitojnë të dy palët.