Liderët e LSDM dhe VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski, janë të bindur se do të jenë fitues të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 12 prillit, por e përjashtojnë mundësinë që të bëjnë koalicion të gjerë. Zaevi në duelin në TV Kanal 5 paralajmëroi se LSDM në zgjedhjet parlamentare do të garojë si parti multietnike, ndërsa Mickoski theksoi se VMRO-DPMNE do të garojë si parti politike maqedonase.
Megjithatë, Zaevi nuk e përjashton mundësinë për koalicion të gjerë, por pasi VMRO-DPMNE të humb në zgjedhje dhe Mickoski të japë dorëheqje, pas çka do të evropizohet partia.
Paralajmëroi se ai do të jetë bartës i listës në njësinë zgjedhore numër katër dhe i bëri thirrje Mickoskit që të garojnë në teren vendor. Theksoi se për të përgjegjësi para popullatës është që të jetë bartës i listës zgjedhore, e jo kandidat “shpic”, që mund të interpretohet si ikje nga përgjegjësia.
Mickoski, theksoi se ka dhënë propozim për kandidat “shpic” për mandatar për qeverinë e ardhshme, sipas tij ajo është vertikale morale, por vendimin përfundimtar për atë se a do të jetë kandidat “shpic” ose bartës i listës do të dihet javën e ardhshme në BQ të partisë.
Zaevi e cilësoi si hap historik koalicionin parazgjedhor të LSDM me Lëvizjen BESA.