BDI ka njoftuar sot se ka reduktuar aktivitetet partiake me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit në masë më të gjërë. Zëvendëskryeministri Bujar Osmani përmes një konference për media ftoi edhe partitë e tjera të ndjekin një hap të tillë dhe siç tha ai të tregohen të përgjegjshëm para interesit të shëndetit publik.
Por në të njëjtën kohë, ministri për arsim dhe zëvendës ministri për shëndetësi, nga pres qendra e partisë kanë folur për masat e ministrive përkatëse për menaxhim me korona virusin, njofton drejt.mk.
Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve përse ministrat flasin në foltoren partiake, Osmani tha se konferenca është thirur për të njoftuar rreth vendimeve të partisë ndërsa dy zyrtarët janë në cilësinë e sekretariateve të BDI-së. Por dy funksionarët që në paraqitjet e tyre të para nuk folën për aktivitete partiake, por kryesisht kumtuan vendimet e Qeverisë dhe ministrive që drejtojnë ata. A. Z. /drejt.mk/