Pacienti që ka udhëtuar nga Milano dhe sonte ishte shtruar në Klinikën e sëmundjeve infektive, nuk është i infektuar nga Korona virusi, transmeton Drejt.mk.
Testimi i personit të dyshuar ka përfunduar dhe rrezultatet janë negative, informuan zyrtarisht nga Ministria e Shëndetësisë.
“Informojmë se janë negative ndaj korona virusir rrezultatet e pacientit që sonte u testua në Klinikën infektive në Shkup.
Me vëmendje e ndjekim situatën dhe në kontinuitet veprojmë sipas rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ndërsa prej sot Ministria e Shëndetësisë e ngriti nivelin e gadishmërisë në shkallën më të lartë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
A. Zeqiri /drejt.mk/