Kryetari i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski sot në konferencë shtypi i thirri nesër në protestë anëtarët e partisë dhe të gjithë qytetarët, e cila do të fillojë në orën 18 para Prokurorisë në skelën e lumit Vardar e deri tek Gjykata Supreme.
Mickoski kërkoi përgjegjësi nga ish-kryeministri dhe kryetar i LSDM, Zoran Zaev pas audioincizimit të publikuar dje në të cilin dëgjohet se si Zaevi flet për Ligjin për Prokurorinë Publike dhe Gjykatën Supreme.
Sipas Mickoskit, Zaevi publikisht e ka pranuar autenticitetin e audio incizimit.
“Audioincizimi në esencë dëshmon se Zaev është fajtor për padrejtësinë dhe se këtu kryesore janë tri gjëra që zbulohen. Fillimisht, kemi pranim publik se Zaevi e ka keqpërdorur pozitën zyrtare duke i diktuar vendime Gjykatës Supreme. Së dyti, ai publikisht e pranon se janë duke u tërhequr rastet dhe se atë strategji të tijën e di edhe PSP dhe Katica Janeva e cila ka qenë e vetëdijshme për të gjithë këtë dhe së treti, skema se si të bien rastet ka qenë e qartë ose ligj për Prokurorinë ose “tras – tras” vendim të Gjykatës Supreme. Do të thotë përveç kryeministër ka qenë edhe gjykatës edhe prokuror”, tha Mickoski në konferencë shtypi.
Mickoski akuzoi se Prokuroria shtetërore për të gjithë këtë hesht sikurse edhe të gjithë kompetentët e tjerë.