Pasi paska qenë e mundur për një kohë kaq të shkurtër gjatë viteve të fundit, si rezultat i realizimit të premtimeve të BDI-s me “pacientët” e saj, të krijohen vende pune për të gjithë, të rritet ekonomija, të rriten rrogat dhe t’i sillet vendit stabilitet politik për shkak të anëtarsimit në NATO dhe perspektivës së BE-së, pse atëherë gjatë 15 viteve paraprake nuk është punuar aspak?
Fare lehtë është të rriten rrogat me paratë e buxhetit, të ulet papunësia duke e rrit administratën publike dhe duke ik nga vendi një numër aq i madh i të rinjëve.
As propaganda aq e vrazhdë partiake e demagogëve poltronë,të cilët çdo ditë, sikur s’kanë asnjë punë tjetër, përpiqen ta fshehin gjendjen katastrofale në të cilën e sollën shtetin duke u marrë vetëm me krim dhe korrupsion si dhe jetë të ëmbël, duke sharë dhe fyer qytetarët, mes vete duke u quajtur “legenë”, “majmunë”, “pisa”, “huliganë”etj.
Kursesi prandaj nuk duhet të harrohet raporti i Rajnhard Pribes ku ai e përshkruan gjendjen e krizës shumë të thellë në të cilën u gjetë Maqedonia, nga e cila ende s’është duke dalë edhe me ndihmën e jashtme.