Intensifikohen takimet e politikanëve shqiptarë nga vendi me ata të Kosovës. Disa ditë pasi Ziadin Sela takoi kryeministrin Albin Kurti, zyrtar të BDI-së si Musa Xhaferi, Ejup Alimi dhe Visar Ganiu janë parë të shoqëruar nga Ramush Haradinaj në Çarshinë e Shkupit.
Siç transmeton Agjencia INA, Haradinaj ka bërë të ditur se sot në Shkup ka ardhur me të mikut të tij Arsim Prapaniku.
“Sot në Shkup, me ftesë të mikut tim Arsim Papraniku. Një biznesmen i suksesshëm, njëherit Konsull nderi i Republikës së Kosovës në Maqedonin e Veriut. Arsimi me bizneset e tij ka investuar shumë në Kosovë e Maqedoninë e Veriut, duke ndikuar në krijimin e vendeve të reja të punës”, është shprehur ai.
Ditë më parë kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi u pa i fotografuar me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.