Prokurorja Villma Ruskoska, pas seancës së sotme gjyqësore për gjykimin e organizatorëve të “27 prillit”, deklaroi se mbrojtja vetëm ka pranuar se të gjitha provat u janë dhënë në formë të shkruar, përveç të dhënave nga operatorët celularë për listën e thirrjeve hyrëse dhe dalëse.
“Personalisht konsideroj se kjo është vetëm në drejtim të shtyrjes së procedurës”, deklaroi Ruskoska pas përfundimit të seancës së sotme gjyqësore.
Ajo theksoi se mbrojtja me parashtresat e fundit shtesë ka kërkuar t’u pranohen prej rreth 300 dëshmitarë nga një i akuzuar, duke shtuar se konsideron që Gjykata nuk duhet t’i pranojë, pa në këtë rast cenohet e drejta e mbrojtjes.