Në Gjykatën Penale në Shkup sot vazhdon gjykimi për lëndën “Reket” për të akuzuarit akuzohen Bojan Jovanovski – Boki 13, ish – prokurorja speciale Katica Janeva dhe Zoran Milevski – Kiçeec i cili në seancën e parë e pranoi fajin dhe u dënua me tre vjet burg.
Në seancën e sotme, siç është paralajmëruar, do inspektohen tre follderët e mbetur nga USB-ja e Zoran Milevski-Kiçeec. Paraprakisht prokurorja kërkoi ato të mos publikohen sepse nuk janë relevante për ngjarjen penale juridike, por Ruskoska kërkoi ato të publikohen, me qëllim siç tha, të mos krijohet përshtypje se prokuroria fsheh dëshmi.
Rastin e udhëheq gjykatësja Vaska Nikollovska – Masevska, gjegjësisht akuzën e përfaqëson Villma Ruskoska.
Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në tetor të vitit të kaluar ngriti aktakuzë kundër Bojan Jovanovski, Katica Janeva dhe Zoran Milevski.
I akuzuari Jovanovski dyshohet se ka bërë vepër penale “larje parash dhe të ardhura të tjera nga vepra penale”. E akuzuara e dytë Janeva akuzohet edhe se ka kryer vepër penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit”.