Në mënyrë të njëjtë, me nervozizëm dhe konflikt poashtu me deputetët e LSDM-së, Talat Xhaferi, ngjashëm si në seancën kur shpëtoi nga heqja e imunitetit Trajko Veljanovski, anuloi seancën për Ligjin e Prokurorisë Publike, njofton drejt.mk.
Atëherë Xhaferi u përplas me deputetin Muhamed Zeqiri, ndërsa sonte u nervozua me Ljupço Nikollovskin dhe Aleksandër Kiracocskin të cilët i kërkuan që të thëret edhe seancën për shkarkimin e ministres së VMRO-DPMNE-së Rashella Mizrahi dhe paralajmëruan se mund të krijojnë shumicë të re parlamentare dhe Qeveri stabile. Xhaferi caktoi këtë seancë për nesër, ndërsa ndaj paralajmërimeve për shumicë të re shprehu më shumë nervëzizëm dhe ndërpreu seancën ku duhej të votohet Ligji për Prokurorinë Publike. Ai nu bëri thirje partive që nesër të thërasin talim liderësh, ndërsa vazhdimin e seancës e caktoi për në ora 11:00./drejt.mk/