CIVILi organizon panel në temën “Zgjedhje të lira kundrejt propagandës së zezë” të enjten, 13 shkurt, në hotelin City Park ( te komuna Qendër), me fillim në ora 12. Pjesëmarrës në panelin janë Sllavjanka Petrovska, zëvendësja ministre për punë të brendshme, Marjan Zabrçanec, Koordinator nacional për komunikime strategjike në Qeverinë e RMV dhe Jasna Baçovska, profesoreshë universitare. Moderator i panelit do të jetë Xhabir Deralla, Presidenti i CIVILit.
Si ndikon propaganda e zezë mbi kushtet për mbajtje të zgjedhjeve të lira? Çfarë duhet dhe mund të bëjë Qeveria dhe institucionet përkatëse, e çfarë shoqëria qytetare në luftën kundër propagandës së zezë, lajmeve të rrejshme, dezinformatave dhe gjuhës së urrejtjes? Çfarë është propaganda e zezë? Çfarë janë kërcënimet hibride mbi demokracinë? Me cilat sfida përballet Maqedonia e Veriut? Cilat janë përvojat e vendit tonë me propagandën e zezë dhe kërcënimet hibride mbi demokracinë?
Ngjarja është me karakter të hapur