Në Los Anxhelos sonte mbahet edicioni i 92 i ndarjes së çmimeve Oskar, ku me më shumë nominime, gjithsej 11 paraqitet filmi “Xhoker” i rregjisori Tod Filips.
Dy mirënjohje prestigjoze të cilat i ndan Akademia e arteve filmike, ka gjasa ti ndahen filmit dokumentar nga Maqedonia e Veriut “Toka e mjaltë” e regjisorëve Tamara Kotevska dhe Lubomir Stafanov. Ky është filmi i parë nga vendi që me shumë gjasa pretendon të sjellë Oskarin e parë në Shkup, njofton drejt.mk.
Përveç Xhokerit, edhe tetë filma të tjerë garojnë në kategorinë për realizim më të mirë për vitin 2019. Si rival më serioz i pretendentit kryesor në këtë edicion është filmi 1917 i regjisorit Sem Mendez me 10 nominime gjithsej.
A.Z. /drejt.mk/