Incidenti i parë diplomatik pas veprimeve të funksjonarëve të VMRO-DPMNE-së, në kundërshtim me emrin kushtetues të shtetit.
Greqia ka dërguar notë verbale pas veprimit të ministres për Punë dhe Politikë Sociale, Rashella Mizrahi, e cila në konferencën e fundit për media hoqi tabelën me emrin kushtetues dhe vendosi tabelën me emrin e vjetër të shtetit, njoftoi ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.
“Për këtë ngjarje MPJ i ka njoftuar partnerët ndërkombëtar të Maqedonisë së Veriut. Njëkohësisht morëm edhe reagim zyrtar nga Greqia fqinje në formë të notës verbale më 7 shkurt. Do të lexoj dy paragrafe të paragrafe nga kjo notë: Kjo paraqet shkelje të rëndë të nenit 13A dhe nenit 17 të marrëveshjes së Prespës dhe vjen pas shkeljeve të përsëritura të kësaj marrëveshje nga ana e ministres së punës dhe politikës sociale dhe ministrit të punëve të brendshme. Ambasada kujton ministrinë në faktin se Marrëveshja e Prespës paraqet shtyllë të marrëdhënieve mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe mundëson hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO dhe kandidimin e saj të fuqishëm për hapjen e bisedimeve për aderim në Bashkimin Evropian, me mbështetje të hapur dhe të plotë të Greqisë”, deklaroi Dimitrov.
Në një konferencë për media, Dimitrov i bëri thirje minostres Mizrahi të kthejë tabelën me emrin kushtetues ose në të kundërtën i bëri thirje kryeministrit Spasovski që të propozojë shkarkimin e saj, njofton drejt.mk.
A. Z.