Çfarë paraqesin cyber sulmet? Cili është qëllimi? A keqpërdoren për qëllime politike? Si ndikojnë këto sulme mbi aktivistët dhe aktivizmin në përgjithësi? A ekzistojnë mekanizma për mbrojtje? A e bën vendin mos ndëshkimi i hakerave në Maqedoni një terren të përshtatshëm për përhapjen e sulmeve të tilla? Këto janë vetëm disa nga çështjet e diskutuara sot nga panelistët në panelin “Cyber sulmet – armë zgjedhore?” të organizuar nga CIVILi.
Presidenti i CIVILit, Xhabir Deralla i cili e hapi dhe e moderoi panelin theksoi se internet sulmet mund ta dëmtojnë procesin zgjedhor sepse qytetarët nuk mund të informohen me kohë dhe në mënyrë të drejtë.
“Rënia e një faqeje, për vetëm disa minuta ose orë, mund të kontribuojë për përparësinë e strukturave të caktuara politike, posaçërisht kur mediat e sulmuara informojnë për parregullsi ose dhunë në procesin zgjedhor”, theksoi Deralla.
Ai shtoi se platforma mediatike e CIVILit disa herë deri tani ka qenë shënjestër e sulmeve të hakërreve, por se gjendja për momentin është e qetë.
“Nëse keni situatë në të cilën Slloboden Peçat ose CIVIL Media janë të sulmuar kjo edhe nuk është ndonjë fatkeqësi me pasojë të madhe, por, nëse sulmohet sistemi, kjo mund të merr jetë njerëzore. Kjo është e barabartë me një akt terrorist”, tha Deralla.
Analisti, gazetari dhe profesori Sasho Ordanoski në panelin e CIVILit “Cyber sulmet – armë parazgjedhore”, foli për cyber sulmin mbi serverin e “Slloboden Peçat”.
“Slloboden Peçat i cili në dy tre muajt e fundit arriti ta dyfishojë dhe trefishojë transmetimin dhe hyri në 10 portalet informative më të lexuara. Dhe kjo me siguri ishte arsyeja për sulmin prej disa ditësh. Sulmi në fakt është mbytje e trafikut të serverit.
Serverët e Slloboden Peçat janë të vendosur në Francë. Paralajmërimet e para arritën nga atje, se jemi nën sulm të ashpër. Në këtë rast është interesante se kompania identifikoi 5 adresa nga të cilat sulmohej që ishin nga Maqedonia. Dikush të merr guximin nga Maqedonia, edhe atë jo nga institucione private por shtetërore siç është një nga universitetet shtetërore më të mëdha, nga një prej ministrive më të mëdha të qeverisë, një nga kompanitë energjetike më të mëdha, një nga komanitë energjetike më të mëdha…Këto janë adresat të cilat duhet të mbrohen maksimalisht.
Kompania e paraqiti sulmin në Repartin për krim kompjuterik pranë MPB jo vetëm për arsye se është sulm serioz mbi kompaninë tonë, ku me siguri kemi dëme të mëdha morale dhe materiale, por sepse bëhet fjalë për rast të rrallë ku janë identifikuar adresat dhe mendojmë se është me rëndësi të identifikohet mënyra në të cilën janë zbatuar këto sulme. Që të verifikohet nëse serverët e tyre janë hakuar, që është më se e sigurt.
Nëse ky sulm është provë para zgjedhjeve, kjo mund të ketë implikime serioze politike. Paramendoni çfarë do të ndodh nëse më 3 prill dikush e hakon serverin e fondit për sigurim pensionist, për shembull. Pas kësaj nuk qëndrojnë njerëz që kanë bërë shaka atë ditë, por bëhet fjalë për sulm të organizuar dhe të paramenduar”, theksoi Ordanoski.
“Në vendin tonë ka histori të këtyre sulmeve mbi ueb faqe të mediave dhe organizatave qytetare, por, gjithashtu kemi histori të sulmeve të ndryshme të institucioneve shtetërore, bankave etj., për të cilat nuk flitet në publik, të sulmuarit nuk dëshirojnë të konsiderohen si viktima ose të pambrojtur, posaçërisht institucione që ruajnë gjëra të rëndësishme, banka që ruajnë para të qytetarëve, pormendoj se ky është kërcënim serioz, jo vetëm te ne por edhe në botë”, deklaroi Filip Stojanovski, drejtori për zhvillimin e resurseve dhe partneritetit nga fondacioni “Metamorfozis”.
Stojanovski deklaroi se te ne ka dy lloje të cyber sulmeve, të drejtpërdrejta dhe “ddos” sulme.
“Hakerimi i drejtpërdrejtë, në mënyrë që të futeni brenda dhe të bëhet dëmtimi, të ndryshohen disa përmbajtje, dhe mendoj se ka patjetër nevojë për një rritje të sigurisë kompjuterike. Sulmet DoS – vijnë nga rrjetet kompjuterike dhe dërgojnë kërkesa për qasje në përmbajtje. Ajo që është e rëndësishme është që rrjete të tilla mund të krijohen jo vetëm nga ata që sulmojnë, por edhe nga lëshimi i viruseve, të cilat funksionojnë vazhdimisht ”, tha Stojanovski.
Ermin Klimenta, web developer në ELAMI, foli për përvojën e tij duke punuar në CIVIL dhe sulmet dhe problemet me të cilat u përball disa vite më parë. “Ne kishim mijëra inspektime në ditë, dhe kur ato shpërndahen për 24 orë në ditë, nuk është problem, por serverët që kishim nuk ishin të gatshëm t’u rezistonin atyre sulmeve. Jo vetëm që sulmet shkatërruan serverin tonë, por kompania gjithashtu fshiu faqen tonë. Për fat të mirë bëra një “kopje rezervë”, e ktheva faqen në një server tjetër dhe sulmet rifilluan në minutën tjetër “, tha Klimenta.
“Sulmet kibernetike janë një problem global, ato janë kudo, ato janë veçanërisht në shënjestër të mediave, dhe sa më i vogël të jetë një media, aq më lehtë është të dëmtosh dhe pastaj ta fshish atë. Një gjë e tillë nuk mund të ndodhë me kompani më të mëdha, të tilla si Facebook. “Aktivisti dhe blogeri Jane Gjorgjioski foli për mënyrën sesi sulmet kibernetike prekin aktivistët dhe njerëzit e thjeshtë dhe madje edhe blogerët.
“Është shumë interesante se si këto sulme ndaj mediave tradicionale ndikojnë në motivimin e një individi për të shprehur mendimin e tyre për profilet e tyre private në mediat sociale. Ju mund ta imagjinoni se si ndihet një bloger për sigurinë e tij kur dëgjon se po shtypet një shtyp i lirë. Më kanë ndodhur gjëra interesante, sulmet e hakerave në blogun tim nga një vend fqinj, por ka pasur edhe sulme në shënjestër që ndodhën gjithmonë para zgjedhjeve kur ne blogerët ishin shumë aktiv. Varet nga të gjithë nëse ai do t’i rezistojë atyre sulmeve dhe të kapërcejë frikën dhe të ecë përpara “, tha Gjorgjioski.
Angella Petrovska dhe Maja Ivanovska
kamera: Atanas Petrovski
montazhi: Vlladimir Perçuklievski
Fotografia: Biljana Jordanovska