Me përfaqësues të rinj të Bashkimit Evropianë arrijnë edhe shpresat e reja për Ballkanin Perëndimor. Pas sinjalit se integrimi në Bashkimin Evropian do të vazhdojë, presidenti i Këshillit të Evropës Charles Michel konfirmon se metodologjia e re për zgjerim do të përfundojë këto ditë. Michel paralajmëron se strategjinë e re për zgjerim do të duhet ta mbajnë tri shtylla.
Dy nga këto tri shtylla për të cilat ka folur në Tiranë presidenti i ri i Këshillit të Evropës Charles Michel, në të vërtetë janë deklarimet e presidentëve dhe kryeministrave të shteteve të Bashkimit Evropian për atë se cilat detyra duhet vënë para anëtareve potenciale dhe se a është e mundur hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ndërsa shtylla e tretë në këtë proces është më e rëndësishme për Michel.
“Pika e tretë është thirrja të cilën dua të bëjë, në kuadër të Këshillit të Evropës, që të miratohet një pakt i duhur për investime dhe rritje ekonomike në Ballkanin Perëndimor. Pakti për investime dhe zhvillim do të mundësojë që të kyçen në lojë instrumentet e ndryshme që janë në dispozicion BE-së, të gjitha instrumentet e mundshme, duke përfshirë edhe ato për nxitje të zhvillimit ekonomik, gjë që është kusht kyç për avancim të kushteve sociale dhe nxitje e të gjitha formave të bashkëpunimit tranzicional”, ka thënë Charles Michel, presidenti i Komisionit Evropian.
Përveç Komisionit Evropian, muajt e ardhshëm me Ballkanin do të merren edhe institucionet tjera të Bashkimit Evropian. Samit BE-Ballkani Perëndimor do të mbahet në maj në Kroaci, ndërsa shefat e shteteve apo të qeverive të BE, për integrimin e Ballkanit do të bisedojnë edhe para takimit të Zagrebit.