Verzioni më i ri i Ligjit për Prokurorinë Publike të cilin e propozoi Qeveria, nesër në ora 14:00 hyn në shqyrtim publil në komisionin parlamentar për sistem politik dhe marëdhënie ndërmjet bashkësive, konfirmuan për drejt.mk nga Ministria e Drejtësisë. Debati do të titullohet “Prokuroria Publike si organ efikas në luftën kundër korupsionit”, ndërsa përveç deputetëve nga të gjitha grupet dhe partitë parlamentare, pritet të marin pjesë edhe ekspert, përfaqësues të OJQ-ve dhe Prokurori i shtetit, Lubomir Joveski.
Shqyrtimi publik vjen pas dështimit të takimit të së premtes kur deputetët e VMRO-DPMNE lëshuan takimin me kërkesë që të jetë prezent edhe Joveski.
Dje kryeministri Oliver Spasovsku ftou partitë të lënë anash interesat partiake dhe të votojnë ligjin që kthen drejtësi dhe forcon perspektivën europiane të vendit.