Po rritet numri i viktimave nga tërmeti me fuqi 6.8 shkallë të Rihterit, që goditi zonën lindore të Turqisë. Autoritetet turke thanë se ka shkuar në 14 numri i personave të vdekur. Sipas të dhënave paraprake nga tërmeti në Elazığ kanë humbur jetën 8 persona, ndërsa në Malatya 6 persona.
Ndërkohë, deri tani janë raportuar mbi më shumë se 300 persona të lënduar dhe shumë të tjerë që kanë mbetur të ngujuar poshtë gërmadhave. Sipas Agjencisë për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave, tetë persona kanë vdekur në provincën Elazig, derisa gjashtë të tjerë në provincën fqinje të Malatyas.