VMRO-DPMNE pas dhjetë minutave ka lëshuar takimin që filloi sonte në Kuvend, i thirur nga ministrja Renata Deskovska e ku mernin pjesë të gjitha partitë dhe grupet parlamentare, njofton drejt.mk. Deputeti Antonio Milloshovski tha se ka vendosur dy kushte në fillim të takimit. Ministrja e Drejtësisë kishte pranuar kushtin e parë për organizimin e një debati publik për Ligjin e Prokurorisë, por ka refuzuar kërkesën që në takim të thiret edhe kryeprokurori Lubomir Jovefski.
Ai tha se në tryezë do të kthehet vetëm me pjesmarje të kryeprokurorit dhe vetëm në prezencë të tij do të shpalos vërtejtjet për propozim Ligjin e Prokurorisë.
A. Zeqiri /drejt.mk/