Një ditë para mbledhjes së drejtuesve të MPB-së, shkresat nuk ndalen. Ministri teknik Naqe Çulev tha për Alsat se situata në vendkalimet kufitare është nën kontroll. Nesër në mbledhje, Çulev do të kontrollojë se ku duhet të forcohet policia. Për qëndrimet e ndryshme me zv/ministren Slavjanka Petrovska, Çulev nuk dëshiron të lejojë të jenë pengesë për paqen dhe rendin në vend. Por nuk e komentoi padinë penale që e paralajmëroi Petrovska.
Dua të përqendrohem në punët thelbësore. Të hënën do të kemi takim me ministrin plotësues, zëvendësin, drejtorin e BSP-së, zëvendësdrejtorin e BSP-së dhe drejtuesit e caktuar dhe do të diskutojmë bashkërisht për zgjidhjen e sfidave ku do të insistoj në qëndrimin që të respektohen kriteret ligjore dhe profesionale në llogari të politikave”-tha Naqe Çulev, ministër teknik në MPB.
Partitë vazhdojnë me avazin e vjetër. Për LSDM-në, kuadrot e kundërshtarëve të tyre politikë kanë treguar injorancë në drejtimin e tyre. Partia qeverisëse akuzon se në vend që të kujdesen për zgjedhje të ndershme, VMRO DPMNE-ja në qeverinë kalimtare po partizon dhe bllokon punën e institucioneve.
Ministri teknik i brendshëm, Naqe Çulev po e prish funksionimin e policisë dhe e cenon sigurinë e qytetarëve. Cenimi i sigurisë së qytetarëve, kufirit dhe objekteve të shtetit është vepër penale. VMRO DPMNE me paaftësinë e saj krijon kushte për bërjen e veprave penale nga persona tjerë, që duan ta rrezikojnë integritetin territorial të shtetit. Procedurat e Çulevit tregojnë që nuk ka ndryshuar asgjë në VMRO DPMNE”-pohoi Snezhana Kaleska- Vanpeva, deputet e LSDM-së.
Opozita u kundër- përgjigje duke thënë që kreu i LSDM ka frikë nga ndryshimet në këtë dikaster. Akuzojnë që Petrovska është emëruar aty për ta mbrojtur krimin dhe të pengojë profesionalizimin e policisë.
Në fakt, Petrovska s’ka asnjë ditë përvojë në fushën e sigurisë. Lidhja e vetme e saj ishte qëndrimi në tendë para Qeverisë ku huliganët sulmuan dhe lënduan dhjetëra nëpunës policor. Zaev, Spasovski dhe Petrovska janë në panik sepse tashmë më s’mund të mbështeten në shërbimet e Primisllav Dimovskit të cilin e emëruan si kryeshef të njësitit për intervenime”-tha Orce Gjorgjievski, VMRO DPMNE.
Dje Petrovska paralajmëroi padi penale për Çulevin. Ajo njoftoi se ministri teknik në MPB i ka ndërprerë urdhrat e nëpunësve në njësi tjera organizative dhe se siguria e shtetit është vënë në rrezik. Petrovska, para se të bëhet numri dy në MPB, ishte në kabinetin e ministrit paraprak, Spasovski.