Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi konstatoi dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev dhe gjithë kabineti qeveritar. Kryetari i Kuvendit tha se përbërja aktuale e Qeverisë mbetet në detyrë deri në formimin e Qeverisë së ardhëshme.
Ndërkohë nga kabineti i presidentit Stevo Pendarovski njoftuan se në ora 13:45 do t’i jepet Oliver Spasovskit mandati për formimin e Qeverisë teknike.
Më pas kryetari i Kuvendit do të thëret seancë të re për votimin e kryeministrit dhe kabinetit qeveritar.
A. Zeqiri