Në këtë edicion të magazinës politike SKEN paraqesim një pjesë të dëshmisë së Velija Ramkovski, pronarit të televizionit A1 i cili u dënua me 13 vjet burg nga regjimi i Gruevskit.
Më 25 dhjetor 2010, policia e bastisi televizionin A1, një nga më të shikuarit në Maqedoni. A1, veçanërisht me programin e tij informues, ka kontribuar gjithashtu në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, në mbështetje të zgjidhjes jo të dhunshme të konflikteve, veçanërisht gjatë konfliktit të vitit 2001 në Maqedoni, në krijimin e proceseve zgjedhore të drejta dhe demokratike.
Pas më tepër se 18 vite, stacioni më i vjetër televiziv privat pushoi së transmetuari më 30 korrik 2011 për shkak të vendimit të AEC-së duke iu referuar nenit 62 paragrafi 1 pika 4 e Ligjit të Transmetimit, pasi kompania A1 Televizioni DOOEL – Shkup ka paraqitur falimentim. Dihet se A1 u mbyll për shkak të konfliktit të qeverisë së atëhershme të Gruevski me politikën editoriale të televizionit.
CIVILi organizoi një panel diskutimi të titulluar “Viktimat e Regjimit – Dëshmi dhe imazhe”, në mënyrë që të mos harrojmë mizoritë e një regjimi që abuzon me shtetin me dekada, veçanërisht policia, gjyqësori dhe media. Çdo përpjekje për të shprehur një mendim tjetër është sanksionuar nga arrestimet, torturat, gjykimet e montuara dhe linçimi në media dhe media sociale.
[divide]
Diana Tahiri në bashkëpunim me Dehran Muratov, Biljana Jordanovska
Kamera: Atanas Petrovski
montazhi: Vladimir Perchuklievski