Lidija Llazova është një nga 86 të arrestuarve në rastin “Kalldërma”, për falsifikimin e llogarive fiskale për pagesë rrugore. “Kalldërma” ishte një nga aksionet e MPB e cila u mbulua në mënyrë bombastike nga media, më tepër për qëllimet propagandiste të regjimit të atëhershëm.
Por ajo që mbetet për tu parë nuk janë vetë dënimet por kushtet në burgjet ku ata vuajtën dënimet e tyre. Tregimi i Lidisë, pa dyshim se është viktimë e regjimit, është një histori tronditëse e pandjeshmërisë dhe besnikërisë së verbër në një sistem që krijon qenie njerëzore pa njerëzi. Në këtë edicion të SKENIT-it ndajmë historinë e saj tronditëse, kolegëve të saj dhe të gjithë atyre që disi përfunduan pas hekurave në ditët e gruevizmit.
CIVILi organizoi një panel diskutimi të titulluar “Viktimat e Regjimit – Dëshmitë dhe imazhe”, në mënyrë që të mos harrojmë mizoritë e një regjimi që abuzon me shtetin me dekada, veçanërisht policia, gjyqësori dhe media. Çdo përpjekje për të shprehur një mendim tjetër është sanksionuar nga arrestimet, torturat, gjykimet e montuara dhe linçimi në media dhe në rrjetet sociale.
Biljana Jordanovska
Kamera: Atanas Petrovski në bashkëpunim me Vlladimir Perçuklievski