Kryeministri Zoran Zaev është shprehur i bindur se do të fitojë edhe një mandat për të qeverisur vendin. Në seancën për pyetje të deputetëve ai është shprehur i gatshëm që të tërhiqet edhe nga kandidatura për deputet nëse VMRO-DPMNE pranon modelin me një njësi zgjedhore dhe ka thënë se mund nominohet para zgjedhjeve për kryeministër.
“LSDM do ta formojë qeverinë e ardhshme dhe këtu nuk ka dilema. Siç kalon koha, një pjesë e votuesve të dëshpëruar të partive në pushtet, para segjithash të LSDM-së, do të kthehen sepse rënqethen nga mendimi se VMRO-DPMNE mund të kthehet në pushtet, ky është fakt dhe kjo do të ndodh, ja 12 prilli është para nesh dhe nuk ka ikje”, tha Zaev.