Tomisllav Kezharovski, si viktimë e regjimit, deklaroi se ata, viktimat, janë këtu për t’u mbajtur mend, për të ruajtur kujtimet … dhe për të kundërshtuar regjimin totalitar.
“Tani ndjej sikur ata duan që ne të zhdukemi. Megjithatë, ne jemi këtu për të ruajtur ato kujtime dhe për të kundërshtuar regjimin totalitar … Fjala regjim është bërë një fjalë e ndaluar, askush nuk e përmend më atë … Pas një minutë të kaluar në burg, ju nuk jeni më i njëjti njeri. Sado që të kem presione, unë do të luftoj deri në fund. Në CV-në time ai nuk do të shkruajë kurrë – Unë dorëzohem!” tha Kezharovski.
Kezharovski e paralajmëroi edhe librin e tij të dytë, “Jeta në kuti”.
D. Muratov
Kamera: Atanas Petrovski
Montazhi: T. Stojkovski dhe B. Jordanovska