Xhabir Deralla, në konferencën “Po Vijnë të Gjelbrit” si shembull për atë se bota u mbetet të rinjve, e merr aktivisten Greta Tunberg, e cila arriti të bëjë “revolucion ekologjik” me të rinjtë she shtoi se të rinjve duhet t’u tregohet se nuk do t’u përzihemi në punët se si duhet ta drejtojnë të ardhmen dhe se beson që gjeneratat e reja më mirë do të dinë dhe do të ndjejnë, dhe se do të munden më tepër të bëjnë për planetin tonë.
“Ne si organizatë i promovojmë vlerat e gjelbra si pjesë e asaj që e bëjmë, ndërsa këto te ne në cilindo nivel nuk janë kategori e njohur. Ne kemi njerëz në funksionet më të larta të cilët nuk dinë se çfarë do të thonë këto vlera. Ndërsa ato nënkuptojnë respektim të të drejtave, lirive dhe dinjitetit njerëzor”, deklaroi Deralla.
Ai shtoi se të drejtat e njeriut praktikohen në formë të pandashme, se nuk mund dikujt ti jepni më tepër ose më pak të drejta dhe se kështu është edhe me ajrin.
“Duhet të gjendet mënyra dhe të ndërtohet kapaciteti që vlerat e gjelbra të promovohen sot, nga arsimi, duke mbaruar me deputetët, ministrat, ata që merren me ekologji. Me vlerat e gjelbra, si me të drejtat e njeriut, nuk guxojnë të merren vetëm resorë të ndryshme, ato janë pjesë lidhëse, si dhe të drejtat e njeriut. Punojmë me përkushtim edhe mbi drejtësinë sociale, e cila është pjesë e vlerave të gjelbra, i jemi përkushtuar ngritjes së vetëdijes publike sepse atë në ditën e sotme mund ta shohim përmes prizmës së drejtësisë ekologjike, sepse janë të lidhura, prandaj besoj me unitet duhet të shikohet në të gjitha fushat e të drejtave dhe lirive të njeriut”, shtoi Deralla.
Sipas tij, partitë politike nuk kanë praktikë të denjë të vlerave të gjelbra, të cilat në të vërtetë do ta ndryshonin jetën e qytetarëve dhe shtoi se është i gatshëm ta mbrojë këtë qëndrim me të dhëna dhe argumente.
“Ka ardhur koha të kemi lëvizje të të Gjelbërve në Maqedoni, e cila nuk do të ketë presion, as publik, politik ose mediatik dhe do të shërbejë si korrigjues serioz i institucioneve dhe partive politike dhe në ndonjë perspektivë të mbështesin ose të kërkojnë dorëheqje nga një strukturë e caktuar”, shtoi Deralla.