Në konferencën e sotme “Po Vijnë të Gjelbrit” (Hoteli “Porta”, ora 12-14) në organizim të CIVILit, në partneritet me Fondacionin gjerman Hajnrih Bell, do të flasin Arta Toçi, deputete në Kuvendin e RMV, Mitko Jançev, kryetar i komunës së Kavadarit, Arianit Xhaferi nga Eco Guerrilla, Vanço Ordanoski, IT ekspert, Danica Pavllovska – Cigi, eksperte për arkitekturë dhe planifikim hapësinor, si dhe përfaqësues të Civilit.
Çfarë nënkuptojnë vlerat e gjelbra? Kush dhe sa i kupton vlerat e gjelbra? Si janë të lidhura mes vete temat nga fusha e drejtësisë sociale me vlerat e gjelbra? Pse, kur flasim për vlerat e gjelbra, nënkuptojmë edhe antidiskriminim dhe antinacionalizëm? A janë vlerat e gjelbra pjesë e strategjive, politikave dhe praktikave të partive politike dhe institucioneve shtetërore? Çfarë dhe sa premtojnë dhe sa nga këto plotësojnë? Sa dhe a mund të merren pushtetet lokale me mbrojtjen dhe avancimin e mjedisit jetësor? A janë, dhe si janë të keqpërdorura organizatat joqeveritare dhe iniciativat nga partitë politike dhe strukturat radikale në vend?A ka kushte dhe nevojë për formim të një lëvizje të të gjelbërve në Maqedoninë e Veriut, e cila me të vërtetë do t’i përfaqësojë, promovojë dhe praktikojë vlerat e gjelbra?
Këto janë pyetjet për të cilat tentoi të përgjigjet Xhabir Deralla, presidenti i CIVILit, dhe të cilave ekipi i organizatës, në partneritet me Fondacionin Hajnrih Bell, punoi në dhjetë muajt e fundit, por edhe gjatë viteve të kaluara. Nga projekti dhe nga kjo konferencë, do të dalin edhe rekomandime që kanë të bëjnë me institucionet në nivel qendror dhe lokal, partitë politike, mediat, shoqëria qytetare dhe opinioni më i gjerë. Nga CIVILi thonë se janë të gatshëm të marrin pjesë në krijimin e praktikave të reja të gjelbra, por edhe të bëjnë presion mbi institucionet që ato t’i zbatojnë.
Si zakonisht, kur bëhet fjalë për CIVILin, agjenda është e hapur për paraqitje të folësve gjatë ngjarjes. Hashtagët e ngjarjes do të jenë #PoVijnëtëGjelbrit dhe #ArdhmërieGjelbër. Komuniteti onlajn do të ketë mundësi të parashtrojë pyetje dhe komente në faqen në Fejsbuk Green CIVIL. Ekipi i Civilit gjatë tërë kohës do të publikojë poenta nga konferenca në ueb faqen dhe në rrjetet sociale.
Në konferencë do të bëhet fjalë për sfidat dhe mundësitë në fushën e vlerave të gjelbra, drejtësisë sociale dhe antinacionalizmit, si dhe për lidhshmërinë dhe pandashmërinë e ndërsjellë, për të cilat angazhohet CIVILi. Më tej, gjetjet CIVILit nga puna në terren, vlerësimet, analizat dhe rekomandimet për kategori të ndryshme në shtet dhe në shoqëri, do të jenë pjesë e agjendës së konferencës.
Kjo konferencë ka për qëllim të promovojë vlera të gjelbra të cilat i përfshijnë dhe janë në unitet me temat lidhur me drejtësinë sociale dhe antinacionalizmin. “Është me rëndësi të kuptohet se kur flasim për vlerat e gjelbra, kjo nuk nënkupton vetëm mbrojtjen e mjedisit jetësor, por edhe mbrojtje të të drejtave dhe lirive të njeriut, drejtësi sociale dhe ekologjike, mirëqenie ekonomike dhe ekologjike, barazi dhe anti – diskriminim. Të gjelbrit vijnë në çdo cep të botës. Maqedonia e Veriut duhet të kyçet në trendët dhe proceset globale” – thonë nga ekipi organizues i konferencës.
Organizata, në strukturën e saj bashkon më tepër njësi organizuese, mes të cilëve edhe CIVILI i Gjelbër, e formuar në vitin 2009. CIVILi ekziston nga viti 1990. Në statutin dhe programin organizata i përmban edhe Deklaratën Universale për të drejtat e njeriut, vlerat evropiane dhe të gjelbra dhe i praktikon në të gjitha aktivitetet dhe projektet. Këtë vit, më 25 nëntor, CIVILi shënon 20 vite nga formimi.
Ekipi i CIVILit për komunikim