Duke e mbështetur iniciativën për ndryshim të modelit zgjedhor, Azbi Nuredini nga “Iniciativa për të drejtat e njeriut”, në konferencën për reforma zgjedhore “Perspektivat e zgjedhjeve në Maqedoni” në organizim të CIVILit, foli për dhunën zgjedhore, duke e ilustruar edhe me shembull nga përvoja personale në cikle zgjedhore.
Ai kërkoi ndryshime në trupat zgjedhorë të cilët duhet ta garantojnë, mes tjerash, edhe qetësinë në procesin zgjedhor.