Besa vlerëson se modeli zgjedhor me një njësi zgjedhore dhe me lista të hapura të kandidatëve, u jep legjitimitet partive dhe kandidatëve dhe i lidh me votuesit, gjegjësisht, me qytetarët, tha Kastriot Rexhepi nga Besa, në konferencën për reforma zgjedhore “Perspektivat e zgjedhjeve të Maqedonisë”.
Por, nga BESA mendojnë se duhet të ketë tre njësi zgjedhore, për përfaqësim të përshtatshëm gjeografik të qytetarëve.
Rexhepi, si edhe disa tjerë para tij, mendon se do të ishte mirë në debate të këtij lloji të marrin pjesë edhe përfaqësues të ministrisë për drejtësi dhe partitë më të mëdha, të cilët vendosin për modelin zgjedhor.
“Është me rëndësi të madhe të krijohet mekanizëm efikas për pastrimin e Listës së Votuesve, por edhe t’u mundësohet e drejtë demokratike votuesve që tani nuk figurojnë në Listën e Votuesve. Rregullimi i financimit të fushatave zgjedhore nuk doli plotësisht i definuar, në të ardhmen, hollësirat të jenë plotësisht të definuara, dhe jo të jenë sipas vullnetit të partive politike, çdo herë duhet të ketë përmirësim dhe përsosje e këtij procesi”, vlerëson Rexhepi.