Përfaqësuesi i Aleancës për Shqiptarët, Krenar Lloga, theksoi se partia mbështet lista të hapura, por jo edhe një njësi zgjedhore.
“Ne jemi kundër një njësie zgjedhore. Duhet të ketë së paku 8, ndërsa mundet edhe 10 njësi zgjedhore. Sipas Ligjit për ndarje territoriale nga viti 2009, duhet, gjë që është angazhimi ynë, të kemi përfshirje proporcionale”, tha Lloga.
Aleanca për Shqiptarët, theksoi ai, është e hapur për diskutim për të gjitha modelet zgjedhore dhe vlerëson se modeli aktual nuk është i qëndrueshëm.
“Vlerësojmë se nuk janë të përfaqësuara në mënyrë reale të gjitha njësitë. Ndërhyrjet tjera në Kodin Zgjedhor, kur pragu nga 3% është i rritur në 5%, vetëm e zmadhojnë disproporcionin”, theksoi Lloga mes tjerash në konferencën për reforma zgjedhore që u mbajt në Shkup më 25 shtator në organizim të CIVILit.