“Shoqëria e Maqedonisë është e ndarë në baza të ndryshme, si në çdo tjetër shoqëri, të varfër dhe të pasur, të majtë dhe të djathtë, ndarje fetare, në grupe të ndryshme etnike dhe në këtë kuptim shoqëria është mjaftë e komplikuar. Kështu është prej kohësh. Sipas meje, nuk është tragjike që në skenën shoqërore ndeshen interesa të ndryshme objektive, duke i përfshirë edhe grupet etnike dhe nuk bëhet fjalë për gjë të keqe. Nuk është mirë kur shoqëria nuk është e organizuar në masë të mjaftueshme, e institucionalizuar, e civilizuar që kjo ndeshje të zhvillohet në kornizat e institucioneve”, deklaroi Branko Geroski, gazetar, në bisedë me CIVIL Media.
Duke folur fillimisht për nacionalizmin në vendin tonë, Geroski theksoi se këto dukuri, bashkë me shovinizmin janë pasojë e pamundësisë institucionale për tejkalimin e ndryshimeve. Prandaj edhe fillimisht vjen deri te agresioni i qetë, që më vonë rritet në situata konflikti.
“Për fat të keq, në historinë tonë 30 vjeçare kishim, me të vërtetë e shkurtë, por luftë të shkaktuar nga nacionalizmi, shovinizmi dhe mostolerimi etnik. Mendoj se ne edhe për një kohë të gjatë do të përballemi me këto probleme, gjegjësisht, me nacionalizmin në të gjitha sferat në shoqërinë tonë… Ndonjëherë kjo buron natyrshëm, si diçka që duhet të pritet. Shikoni shoqëritë moderne evropiane. Përsëri vjen deri te dominimi i grupimeve politike ekstreme edhe nga këndi i djathtë edhe nga këndi i majtë i spektrit politik. Pasi Evropa përballet me këto probleme, është e normale se edhe ne do të përballemi me të njëjtat. Mirëpo, pyetja kryesore është se si ne i menaxhojmë problemet dhe si arrijmë ti zgjidhim”, theksoi Geroski.
Sipas Geroskit, ekzistojnë rregulla të lojës të cilat na ndihmojnë ti dalim para nacionalizmit, por në situata krize përsëri dalin në sipërfaqe dallimet dhe ne përsëri biem nën ndikim. Edhe pse kemi potencial dhe njohuri t’i trajtojmë këto probleme, shpesh nuk dimë si t’i shfrytëzojmë.
Biljana Jordanovska
Kamera dhe fotografia: Dehran Muratov