Me gazetarin dhe aktivistin për ë drejtat e njeriut, Petrit Saraçini, biseduam për nacionalizmin, gjuhën e urrejtjes dhe kush mund të angazhohet në luftën kundër nacionalizmit.
“Krijimi i armiqëve është pika kryesore mobilizuese të cilën e ka përdorë dhe akoma e përdor nacionalizmi. Qëllimi i fshehur pas mobilizimit të qytetarëve është të minimizohet dështimi te tjetri, te armiku ose te i ndryshmi”, thotë Saraçini.
“Nacionalizmi nuk është racionalizëm, por është iracionalizëm sipas veprimit. Nacionalizmi nuk lidhet me të vërtetën ose për informata, por lidhet me emocione. Nëse dikush dëshiron të luftojë kundër kësaj të keqe, duhet t’i detektojë pikërisht këto arsye emotive që ndikojnë në shpërndarjen e nacionalizmit, dhe atje ta drejtojë veprimin. Nëse i eliminoni arsyet e nacionalizmit, do ta eliminoni edhe vetë nacionalizmin”, vlerëson ai.
“Nacionalizmi mbaron me urrejtjen. Urrejtja nuk është dashamir. Urrejtja kërkon veprim. Veprim që do të drejtohen nga i ndryshmi, nga armiku. Ky veprim do të prodhojë konflikt, do të prodhojë ndeshje, do të prodhojë viktima. Këto janë pasojat dhe këtë duhet ta kenë të qartë njerëzit, nacionalizmi nuk është diçka që i sjell fitore dikujt, por shpesh sjell vuajtje dhe dështime”, thotë Saraçini.
Teksti dhe montazhi: Maja Ivanovska
Kamera: Dehran Muratov