Zëvendës ministri për shoqëri informatike dhe administratë, Aleksandar Bajdevski, në konferencën “Si zgjedhjet – ashtu ardhmëria” në organizim të CIVIL – Qendrës për Liri, theksoi se Ministria për shoqëri informatike dhe administratë punon në mënyrë aktive për depolitizimin dhe profesionalizimin e administratës publike, me qëllim të jetë servis i të gjithë qytetarëve dhe asnjëherë më të mos keqpërdoret për qëllime partiake.
“Ministria për shoqëri informatike dhe administratë për momentin punon në analizën horizontale funksionale, ndërsa punohet edhe në analizat vertikale funksionale në të gjitha organet e drejtorisë shtetërore. Në këtë mënyrë do të dimë edhe cilat institucione kanë kompetenca të cilat mes vete mbivendosen, si dhe cilat institucione para kujt përgjigjen. Pastaj do të riorganizohet administrata publike, që është parakusht për rritjen e efikasitetit dhe efektiviteti, ulja e shpenzimeve dhe përmirësimi i cilësisë së shërbimeve që i ofrojnë institucionet deri te qytetarët dhe kompanitë”, theksoi Bajdevski.
Zëvendës ministri tregoi edhe për aktivitetet në aspektin e sigurisë së shërbimit udhëheqës profesional.
“E dimë se presionet mbi të punësuarit shpesh vinë nga menaxhmenti, gjegjësisht, nga strukturat udhëheqëse. Prandaj në periudhën e kaluar punuam Ligjin për shërbimin e lartë udhëheqës, të prezantuar për diskutim publik dhe të publikuar në ENER. Ligji parashikon standarde të reja për zgjedhje të udhëheqësve në shtet, diçka që deri tani jo vetëm se nuk është zbatuar në Maqedoninë e Veriut, por me këtë ligj jemi të parët në rajon. Parashikojmë mekanizma serioze dhe kritere për vlerësimin e kandidatëve për udhëheqësi të lartë, do ta bëjnë ekspertë në atë fushë. Do të zgjidhet komision për shërbim të udhëheqësisë së lartë, ndërsa zgjedhja e komisionit do të bëhet në Kuvend, me procedurë të njëjtë siç bëhej me zgjedhjen e anëtarëve të antikorrupsionit”, theksoi Bajdevski, duke shtuar se komisioni do të jetë i obliguar të bën vlerësim dhe intervista me të gjithë kandidatët për pozita udhëheqëse dhe në këtë mënyrë qytetarët do të jenë të sigurt se shërbimi i plotëson kriteret e nevojshme për zbatimin e këtij funskioni.
Siç theksoi Bajdevski,, procesi do të jetë publik dhe transparent, me çfarë më në fund do të ndryshojë pasqyra për administratën publike, ndërsa të punësuarit do të mund të jenë të sigurt se nëpunësit e tyre nuk do ta keqpërdorin pozitën e tyre për qëllime partiake dhe zgjedhore.
Ministria për shoqëri informatike dhe administratë në ueb faqen e saj ka publikuar edhe mjet, ku mund të paraqitet presion në vendin e punës gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale. Deri tani, siç deklaroi Bajdevski, në adresën e ministrisë nuk ka arritur asnjë paraqitje për keqpërdorime në administratën publike.
Maja Ivanovska
Kamera: Trpe Stojanovski
Montazhi: Arian Mehmeti
Fotografia: Ekipi i Civilit