Gjërat nuk ecin në drejtim të mbarimit të suksesshëm të zgjedhjeve, shkojmë drejt krizës politike të cilën do të shohim se si do ta zgjidhim, vlerësoi analisti Sasho Ordanoski në konferencën “Si zgjedhjet – ashtu ardhmëria”.
[embedyt] https://www.youtube.com/watch?v=wikSJaOBh_o[/embedyt]
“Deri sot, nuk ekziston hulumtim i opinionit publik në të cilin opozita fiton në zgjedhjet, nga “Republika”, që do të thotë afërsi me opozitën, Pendarovski udhëheq me 2%. Nëse vazhdon kjo inerci, do të përballemi me situatë kur opozita do të duhet të vendos se çfarë të bëjë në rrethin e dytë, sepse që në rrethin e parë do të përballet me shifra të cilat nuk do t’i pëlqejnë”, vlerëson Ordanoski.
Sipas Ordanoskit, opozita do të përballet me dilemën nëse do të votojë në rrethin e dytë dhe do t’i legjitimojë zgjedhjet, që do të ishte shumë dinjitoze, ose do të vendosë “ta shpëtojë lëkurën dhe të luan në interesin e atij në Budapest.”
“Nëse më pyesni mua, mendoj se do ta shpëtojë lëkurën. A do të jenë ato incidente më të vogla, ose bojkotim, me të cilin do të jetë rëndë të arrihet censusi. Jo do të thotë se Maqedonia menjëherë futet në krizë, dhe do të duhet të shohim se si do të sillet bashkësia ndërkombëtare, për të cilën unë nuk besoj se do të ndërhyjë në kurimin e gjendjes, dhe nga e cila do të duhet të dilet me negociata”, vlerëson Ordanoski, i cili vlerëson se me këtë do t’i bëhet dëm i madh edhe shtetit ligjor, e edhe më tepër negociatave me BE.
I.K. Ilievski
Kamera: Trpe Stojanovski