Kryetarja e Komisionit Shtetëror për parandalimin e korrupsionit, Biljana Ivanovska, për shkak të pamundësisë të merr pjesë drejtpërdrejtë në konferencë “Si zgjedhjet – ashtu zgjedhjet” në organizim të Civilit, e dha kontributin e saj me video deklaratë në të cilën i përcolli informatat kryesore për rolin e Komisionit në proceset zgjedhore.
“Nga dita e vendimit për shpallje të zgjedhjeve deri në mbarimin e zgjedhjes për Presidentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe nga dita e vendimit për shpallje të zgjedhjeve për zgjedhje të kryetarëve të komunave, e deri në mbarimin e zgjedhjeve për zgjedhje të kryetarëve të komunave, nuk mund të fillojë ndërtim me mjete nga buxheti ose fondet publike ose me mjete të ndërmarrjeve publike dhe persona tjerë juridikë që disponojnë me kapitalin shtetëror – të objekteve të reja në infrastrukturë, si rrugë, ujësjellës, linja të energjisë, kanalizime, fusha sportive dhe objekte tjera për nevoja shoqërore, përveç nëse për ato paraprakisht janë siguruar mjete nga buxheti, gjegjësisht, bëhet fjalë për realizimin e programit mbi bazë të ligjit në vitin aktual”, porositi Ivanovska.
“Gjithashtu, nuk mundet të bëhen pagesa të rrogave, pensioneve, ndihmës sociale ose pagesa tjera dhe kompensime materiale nga mjetet e buxhetit ose mjete të fondeve publike të cilat nuk janë rroga të rregullta mujore, gjegjësisht, të gjitha transferimet e një viti dhe pagesat ose transferimet e njëhershme nga mjetet e buxhetit, ose me mjete të fondeve publike, as të tjetërsohet kapitali shtetëror, as të nënshkruhen marrëveshje kolektive, siç nuk mundet të fillojë procedurë për punësim të personave të ri ose procedurë për ndërprerje të marrëdhënies së punës në institucione shtetërore dhe publike, ndërsa procedurat e nisura vendosen në pushim, përveç në raste dhe çështje urgjente”, tha në video adresimin e saj për konferencën, Ivanovska.
Ajo shtoi se antikorrupsioni do të ndjek nëse ka ngjarje publike me rastin e fillimit të ndërtimit ose lëshim në përdorim të objekteve me mjete nga Buxheti ose fondet publike, ose me mjete të ndërmarrjeve publike ose personave tjerë juridikë që disponojnë me kapital shtetëror, në infrastrukturë si rrugë, ujësjellës, linja energjie, kanalizime, fusha sportive dhe objekte tjera ose objekte për veprime shoqërore, shkolla, çerdhe dhe objekte tjera që është e ndaluar me ligj.
“Është e ndaluar ushtrimi dhe tentimi për presion dhe frikësim të votuesve ose anëtarëve të familjeve të tyre, ose personave të tyre të afërt. Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit do ta ndjek fushatën zgjedhore të të gjithë kandidatëve edhe në rast të bazave për dyshim për shkelje të ligjit, do të merr masa për verifikimin e këtyre dyshimeve, do t’i lajmërojë organet përkatëse dhe do të kërkon ndërmarrje të aktiviteteve në kornizat e veprimit përkatës të tyre”, deklaroi Ivanovska.
Komisioni për parandalimin e korrupsionit ka publikuar edhe formë të Paraqitjes për dyshime për parregullsi dhe shkelje në procesin zgjedhor edhe në fushatën zgjedhore të zgjedhjeve presidenciale dhe lokale të vitit 2019. Ivanovska apeloi te qytetarët që kanë njohuri për shkelje eventuale të përcaktimeve të Kodit Zgjedhor për ndalesë të shfrytëzimit të mjeteve buxhetore, gjegjësisht, veprime të ndaluara të institucioneve publike nga dita e shpalljes së zgjedhjeve, si dhe gjatë fushatës zgjedhore të zgjedhjeve presidenciale dhe lokale të vitit 2019, ta shfrytëzojë këtë mjet.
Duke pasur parasysh se video deklarata e Ivanovskës u incizua dy ditë para fillimit të konferencës “Si zgjedhjet – ashtu ardhmëria”, ajo i përmendi edhe dhjetë paraqitjet nga VMRO-DPMNE për shfrytëzimin e zyrave, për mbajtje të konferencave për shtyp, për asfaltimin e një rruge, për punësimin e më tepër personave në ndërmarrje publike, për ndarje të ndihmës humanitare… Në ditën e mbajtjes së konferencës, Komisioni kishte seancë në të cilën vendosej për këto ankesa. Sipas informatave të fundit, të gjitha ankesat e VMRO – DPMNE janë të refuzuara.
Biljana Jordanovska
Kamera: Dehran Muratov