Kryetari i BDI, Ali Ahmeti, është optimist se bisedimet për presidentin konsensual do të marin epilog, ndërsa kjo pritet të ndodh që nesër kur ai do të takojë kryeministrin Zoran Zaev pas seancës për pyetje të deputetëve në Kuvend. “Jam i mendimit se kjo çështje do të marrë epilog. Nesër kam takim me Zoran Zaev për t’i dhënë përfundim këtij procesi”, deklaroi Ahmeti. Ai tha se edhe raportet në koalicionin qeveritar nuk janë në krizë, ndërsa deklaratat e deputetit Muhamed Zeqiri se mund të bëhet qeveri edhe pa Bdi-në tha se janë vetëm deklarata të një funksionari të LSDM-së.
A. Zeqiri