Kryeministrja gjermane Angela Merkel e ka dërguar këshilltarin e saj për ekonomi, Valter Defa, në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Detyra e tij është t’i udhëzojë pushtetarët se si t’i udhëheqin politikat ekonomike dhe të ndihmojë në zhvillimin e ekonomisë në Maqedoni.
Valter Defa është doktor i shkencave të ekonomisë, ka punuar në Komisionin Evropian nga viti 1983 deri 2016. Mes tjerash, ka qenë drejtor i drejtorisë së përgjithshme për politikë rajonale, ndërsa ka drejtuar edhe me Drejtorinë e përgjithshme për tatime dhe dogana të Komisionit Evropian.
Në Maqedoni është i dërguar me kërkesë të kryeministres Merkel, e cila gjatë vizitës së vitit kaluar në Shkup paralajmëroi se ekspertë gjermanë do të ndihmojnë në zhvillimin e ekonomisë.
Defa është këshilltari i parë gjerman të cilin e pagua plotësisht Qeveria gjermane. Në periudhën e ardhshme do të kërkohet edhe një, i cili do të merr rrogë nge Gjermania dhe Maqedonia.
D. T.