Akuzat dhe kundër akuzat mes deputetëve të LSDM dhe BDI nuk i kanë lëkundur aspak raportet mes funksionarëve qeveritarë të këtij koalicioni. As qendrat e partive nuk shohin ndonjl ndryshim raportesh. Për dallim nga dështimi i koordinimit dhe dy seancave të djeshme parlamentare, dje me sukses dhe në mënyrë shumë normale është mbajtur seanca e Qeverisë. Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski demanton çdo lloj krize në koalicion. “Marëdhëniet në kuadër të Qeverisë janë të rregullta. Ajo që ndodhi dje, informatat që i publikuar për në Kuvend , ajo është diçka që ka ndodhur në Kuvend. Dje në përbërje të plotë pune patëm seancë”, deklaroi sot Boshnjakovski. Nga LSDM gjithashtu thonë se raportet me BDI-në janë si më herët dhe të gjitha mosmarrëveshjet do të tejkalohen përmes dialogut. Nga kjo parti madje ende shpresojnë edhe në koalicionin për zgjedhjet presidenciale. Këto dy tema do të jenë edhe temë qëndrore në mbledhjen e sontme të kreut të LSDM-së. “Tanimë përfundon procedura rreth kongresit që duhet të mbahet më 3 mars, ti shohim kandidatët, me siguri do të bisedohet për mundësinë për paraqitje me kandidat të përbashkët, që është diçka e mirë dhe e shëndetshme për shtetin”, deklaroi Konstandin Konstandinov, zëdhënës i LSDM. Deklaratat e këtilla vijnë një dy ditë pasi Talat Xhaferi ndërpreu seancën për marrjen e imunitetit të ish kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi dhe një ditë pasi deputetët e dy partive shkëmbyen akuza të rënda, deri edhe në ato për bashkëpunim të fsheshtë me VMRO-DPMNE-në.
A. Zeqiri