Kryetari i mëparshëm i Kuvendit , Trajko Veljanoski vendosi të merr pjesë në seancën e komisionit për çështje imuniteti dhe të mandateve dhe personalisht ta mbrojë imunitetin e tij. Ai i pari u paraqit për fjalë dhe kolegëve u shpjegoi se për çfarë ishte i pyetur nga prokurori. Mes tjerash, në mbrojtjen e tij, Veljanoski tha se më 27 prill i ka respektuar ligjet dhe rregulloren e Kuvendit dhe as që i ka shkuar ndërmend se mund të ndodhë një gjë e tillë, siç ishte dhuna në Kuvend.
“10 vite kam qenë kryetar i Kuvendit. Nuk më kë shkuar ndërmend të bëj diçka në kundërshtim me rregulloren, ligjet dhe procedurën e Kuvendit. Nga ajo pozitë desha të largohem në mënyrë të natyrshme dhe dinjitoze, dhe jo kështu”, tha Veljanoski para anëtarëve për çështje të mandateve dhe të imunitetit.