Avokati i Popullit me iniciativë personale ka hapur lëndë në lidhje me informatat nga mediat, si dhe paraqitjet nga familjarë të personave në paraburgim, se në repartin e Burgut “Shkup” – Shkup, ka ndodhur incident gjatë të cilit ministrat e mëparshëm Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski janë lënduar.
“Ekipi i Avokatit të Popullit gjendet në Burgun”Shkup”, dhe do ta hetojnë rastin, do të sigurohet dokumentacioni i tërë, do të bisedohet me personat që kanë marrë pjesë në incidentin, me dëshmitarë të ngjarjes, persona zyrtarë, dhe do të sigurohen edhe video incizime nga kamerat për mbikëqyrje.
Gjithashtu, Neni 24 paragrafi 1 alineja 3 nga Ligji për Avokatin e Popullit, do të ftohen për bisedë drejtori i Drejtorisë për zbatimin e sanksioneve, drejtori i Burgut “Shkup”, dhe të gjithë zyrtarët tjerë që mund të japin të dhëna të caktuara në procedurë, me qëllim të verifikimit objektiv të gjendjes në lidhje me këtë ngjarje, pas të cilave Avokati i Popullit do ta informojë opinionin për gjendjen e verifikuar”, thuhet në kumtesën e Avokatit të Popullit.
Avokati i Popullit pret nga organet përkatëse t’i marrin të gjitha masat për zbardhjen e këtij rasti dhe të vërtetojnë nëse nga ana e përkatësve të policisë së burgut ose shërbimeve tjera është reaguar në mënyrë përkatëse dhe sipas kësaj të sanksionohen personat, të cilët edhe pse kishin për obligim të parandalojnë dhunën, kanë lejuar kjo të ndodh.