Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ia ka kthyer gjykatës kërkesën për miratimin e paraburgimit të deputetit Trajko Veljanovski, për shkak të gabimit në Nenin në të cilin thiret gjykata. Këtë e kanë konfirmuar zyrtarisht nga kabineti i Xhaferit, prej ku shtojnë më tej se pasi kërkesda të përmirësohet, shërbimet do të procedojnë kërkesën e re dhe në përputhje me afatet dhe procedurat. “Kryetari i Kuvendit do ta kthejë letrën për shkak të gabimit në Nenin në të cilin thiren dhe nga moment i dërgimit të letrës së re ne jemi të gatshëm të veprojmë sipas të gjitha afateve”, njoftuan nga kabineti i Xhaferit.
A. Zeqiri