Zyrtarisht, nga mesnata gjatë hyrjes në Greqi qytetarët e Maqedonisë e kalojnë kufirin vetëm me pasaporta të cilave në dalje nga shteti policët kufitarë u vendosin vulë në të cilën në gjuhët maqedonase, angleze dhe frënge shkruan se pasaporta është në pronë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa policët grekë për herë të parë i vulosin pasaportat.
Sipas paralajmërimeve, letërnjoftime dhe pasaporta me emrin e ri kushtetues të vendit do të fillojnë të jepen nga fundi i vitit.