Gjykata Shkupi 1 ka dërguar në Kuvend kërkesën për heqjen e imunitetit deputetit Trajko Veljanovski, i cili bashkë me katër persona të tjerë është i dyshuar për organizimin e ngjarjeve të 27 prillit 2017 në Kuvend. Nga Kuvendi konfirmojnë se kërkesa ka arritur dhe pritet që kryeparlamentari Talat Xhaferi të njëjtën ta procesojë dhe më pas ta njoftojë kryetarin e Komisionit për çështje të mandateve dhe imunitetit për të thirur seancë. Nuk dihet nëse ky komision do të mblidhet gjatë ditës së sotme, por kjo do të mësohet brenda pak orëve. Nëse Bogoevski thëret sot mbledhjen e komisionit, atëherë më së voni deri të mërkurën komisioni duhet të votojë për këtë kërkesë. Më pas vendimi i komisionit përcillet për votim në seancë plenare ku imuniteti ish kryeparlamentarit Trajko Veljanovski, mund ti merret me 61 vota. Veljanovski u arrestua dje bashkë me Mile Janakievskin dhe Spiro Ristovskin. Ai u lëshua nga gjykata pasi u morn ë pyetje falë imunitetit të deputetit, ndërsa Janakievski dhe Ristovski u dërguan në paraburgim 30 ditor në burgun e Shutkës. I akuzuar për organizimin e ngjarjeve të 27 prillit është edhe ish kryeministri Nikolla Gruevski dhe një is hi punësuar në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim.
Arben Zeqiri